Turisti rus dhunohet në Vlorë, filmoi dy të rinj duke keqtrajtuar një qen

Një turist rus që ndodhet me pushime ne Shqipëri denoncon se është dhunuar nga dy të rinj në qytetin e Vlorës pasi u ka bërë foto dhe u ka kërkuar të mos keqtrajtonin një qen.

Ngjarja sipas turistit, ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë.  Në një video amatore te vënë në dispozicion nga turisti rus, dëgjohen dy të rinj që i kërkojnë llogari pse i filmoi, ndërsa kanë tentuar ti marrin celularin.

Në polici turisti ka rrëfyer si ndodhi ngjarja.

” Isha në apartamentin tim kur pashë 4 persona adoleshentë që po sulmonin një qen, mora dylbi të shikoja më mirë ngjarjen, sapo e vërtetova që po sulmonin qenin telefonova policinë dhe me pas zbrita poshtë ti beja foto. Në momentin që i bëra foto dy prej çunave mu afruan, me kërkuan të më merrnin telefonin që të me merrnin fotot që  i bëra, kur nuk pranova që t’ja jepja filluan të më godisnin. Më goditën pas koke, rrash në shesh, edhe aty u vrava tek duart. Filluan më pas të më godisnin serish edhe kur unë isha në shesh, edhe me pas u larguan, nuk doja ti beja keq atyre dy adoleshenteve doja vetëm t’i ndaloja qe mos te vrisnin kafshën e gjore. Ata më sulmuan pa të drejtë duke u munduar të më thyenin telefonin. Shkova në fillim në spital për tu mjekuar pasi u mjekova erdha ne polici bëra denoncimin.”/ oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne