“Turkish Airlines” nuk do të ketë fluturime deri në fund të shkurtit për në Kinë

Shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines” [THY] ka zgjatur deri në fund të shkurtit vendimin për të pezulluar fluturimet për në Kinë, ka njoftuar përmes «Twitter» këshilltari i kompanisë për mediat.

“Situatën mbi koronavirusin ne vazhdojmë ta ndjekim duke qëndruar në kontakt me të gjitha autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Prandaj kemi ndaluar deri në fund të muajit shkurt fluturimet tona për në qytetet kineze: Pekin, Guanxhou, Shangai dhe Xian. Do të vazhdojmë t’ju informojmë mbi zhvillimet”,- shkruan këshilltari Yahya Üstün në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter».

Më herët THY kishte marrë vendim për të pezulluar deri më 9 shkurt të gjitha fluturimet e rregullta për në Pekin, Guanxhou, Shangai dhe Xian./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne