Turkofobi Alan Ben-Meir kundër Mini-Schengenit ballkanik: Ndan Kosovën me Shqipërinë

Mini-Schengeni ballkanik ka qenë kryefjala e ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë nismë nuk po e mbështet askush tjetër veç kryeministit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ardhjen e Vuçiç në Tiranë populli shqiptar e priti me protesta dhe mesazhe nga më fyeset, ku po ashtu Lëvizja Vetvendosje mbajti një protestë përpara kryeministrisë duke kundërshtuar këtë marrveshje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Megjithatë turkofobi Ben-Meir çdo zhvillim politik në ballkan e lidh me ndërhyrjen e Turqisë dhe Rusisë. Sipas tij “Mini-schengeni” është një projekt i iniciuar nga Turqia dhe Rusia ndërsa fton SHBA dhe BE për ta ndaluar atë.

Ben-Meir shkruan se “Mini-Schengeni” ballkanik rrezikon të sjellë ndarje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Statusi i Alan Ben-Meir në facebook”

“‘Mini-Schengen’ rrezikon të shkaktojë një përçarje midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një plan i rrezikshëm, shpresoj se përfaqësuesit e lartë të SH.B.A.-së dhe BE-së do ti paralajmërojnë këto vende dhe se nga kjo axhendë përfiton Putin dhe Erdogan. Gjithçka që ata duan është mbajtja e Ballkanit jashtë BE-së.”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne