Turkofobi Sazan Guri, organizon protestë kundër memorialt turk në Tiranë

Turkofobi Sazan Guri vazhdon me propaganën e tij boshe dhe kundër mardhënieve të mira diplomatike dhe vëllazërore Shqipëri- Turqi. Zgjerimi i këtyre mardhënieve shihet si pengesë për planet e tij dhe këtë ai ka nisur ta kundërshtojë me propagandën dhe aktivizimin e tij kundër vendosjes së memorialit të dëshmorëve të rënë për mbrojtjen e atdheut kundër grushtit të shtetit.

Vetë numri i ulët i pjesëmarrjes në këtë protestë tregon qartazi edhe mbështetjen ndaj këtij njeriu dhe propagandës së tij.

Ambientalistit Sazan Guri duhet t’i kujtojë dikush që ka harruar aktivitetet e tij gjoja në mbrojtje të mjedisit, dhe ti thotë që ky memorial nuk e ndot aspak mjedisin, por përkundrazi.

Statusi i Sazan Gurit nga protesta e organizuar prej tij.

“E thamë e bëmë, jo shumë qytetarë, rreth 80 veta që rrinin në pozicione të shpërndarë, e c’rëndësi ka, gjurma në histori u la, që ky popull nuk duron dot ciban, sdm kur janë të paduhur, kur vijnë tinëz, kur skanë lidhje me historinë tonë, nuk na evokojnë asgjë, pa lë kur nuk dihen kush janë, ndoshta nesër një qeveri tjetër turke mund ti shpall ndryshe. Kini dëgjuar që memorialët të ruhen me policë, i tillë është ky, pse, pse pse?”

/gazetaimpakt/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne