Gjiganti rus i energjisë “Gazprom” ka filluar ndërtimin e gazsjellësit turk jashtë bregdetit të Detit të Zi, tha drejtori i kompanisë të dielën, pas takimit Soçi mes udhëheqësve turq dhe atyre rusë.
Punimet e këtij projekti prestigjioz mes Turqisë dhe Rusisë, janë aktualisht në vazhdim e sipër në bregdetin rus të Krasnodar Krai, shkruan “RT”. “Sot, kemi filluar zbatimin praktik të “TurkStream”. Projekti është zbatuar në përputhje të plotë me planin “, tha Alex Miller në një deklaratë, duke shtuar se deri në fund të 2019, konsumatorët tanë turq dhe evropianë do të ketë një burim të ri dhe të besueshëm të gazit rus. Kompania ka filluar ndërtimin e shtrirjes së tubacionit në det të hapur, i cili mendohet se do arrijë mbi 900 kilometra. Mirëpo dilemat vazhdojnë të ekzistojnë se ky projekt mund të jetë i lidhur edhe me krizën në Siri!/ PT