Turqi, arrestohen 14 të dyshuar lidhur me FETO-n

Forcat turke të sigurisë sot ndaluan 14 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016.

Ata u arrestuan pasi prokurorët në Ankara lëshuan fletë-arrest për 20 persona, përfshirë 4 oficerë që shërbenin si pjesë e një hetimi mbi strukturën sekrete të grupit terrorist në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, tha një burim i sigurisë.

Forcat e sigurisë vazhdojnë me operacione të njëkohshme në 12 provinca për të arrestuar të dyshuarit tjerë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne