Turqi, arrestohen 14 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Të paktën 14 të dyshuar u arrestuan në Turqi për lidhje të dyshuara me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, tha sot një burim sigurisht.

Të dyshuarit, përfshirë ushtarakë aktivë në detyrë, u arrestuan në operacione në 8 provinca, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe rreth 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne