Turqi, arrestohen 17 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Policia anti-terroriste turke zhvilloi sot operacione në orët e para të mëngjesit në Stamboll.

Sipas një kumtese të policisë, operacionet u kryen për të arrestuar të dyshuar të DEASH-it për terrorizëm të cilët dyshohet se kanë lidhje me operativët e grupit terrorist në Siri.

Në kumtesë thuhet se u bastisën 17 adresa në 11 qarqe të Stambollit dhe u arrestuan 17 të dyshuar për terrorizëm.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne