Turqi, arrestohen 25 persona të akuzuar për lidhje me PKK-në

Së paku 25 persona të akuzuar për lidhje me organizatën terroriste PKK u arrestuan në operacione në tre provinca të Turqisë dhe gjithashtu u sekuestruan materiale dhe dokumente të ndryshme.

Në provincën perëndimore të Izmirit, 16 të dyshuar u kapën nga forcat e sigurisë me akuza të ndryshme.

Prokurorët theksuan se 13 prej të dyshuarve ishin të përfshirë në rekrutimin e grave në grupin terrorist, ndërsa dy të tjerë kërkoheshin për aktivitete propagandistike në mediat sociale.

Një nga të dyshuarit e arrestuar u zbulua të ishte pjesë e YPG-së, degës siriane të PKK-së.

Katër të dyshuar të tjerë u kapën në rrethin Tarsus në provincën mesdhetare të Mersinit.

Zyrtarët theksuan se të dyshuarit po planifikonin sulme dhe se materiale të shumta dixhitale dhe pajisje të tjera u gjetën në zotërim të tyre.

Pesë të dyshuar të tjerë të PKK-së u arrestuan në operacione paralele në rrethe të ndryshme të krahinës veriperëndimore Balıkesir.

Të dyshuarit ishin përfshirë në operacione propagandistike në mediat sociale për organizatën terroriste.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne