Turqi: Arrestohen 26 pjesëtarë të FETO-s, tentuan të arratiseshin në Greqi

Të paktën 26 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO janë arrestuar në qytetin perëndimorë Edirne, me rastin e tentimit për t’u arratisur në Greqi, raporton Anadolu Agency.

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë në vendin Doyran, pranë kufirit me Greqinë, kanë ndaluar gjashtë automjete në të cilat kishte edhe fëmijë.

Më pas u gjet se aty ishin 26 persona të lidhur me FETO-n, në mesin e të cilëve kishte edhe persona të punësuar në institucionet arsimore të FETO-s, të larguar nga shërbimi ushtarak dhe policor dhe persona që kanë përdorur aplikacionin ByLock, sistemin e komunikimit mes pjesëtarëve të FETO-s.

Pjesëtarët e FETO-s u arrestuan ndërsa të miturit nga grupi u janë dorëzuar familjeve ose të afërmve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne