Turqi, arrestohen 4 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Të paktën 4 persona u arrestuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Sipas të dhënava të marra nga gazetari i AA, ekipet policore të Departamentit të Anti-terrorit kryen një aksion në një objekt ku banonin personat të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste DEASH.

Në operacione janë kapur katër personat me inicialet B.K., S.H.K., H.T. dhe M.T., dhe mësohet se policia aktualisht është vënë në kërkim pas një të dyshuari tjetër.

Gjatë kontrollit të objektit të banimit u gjetën sasi të mëdha dokumentesh dhe materialesh të tjera.

Të dyshuarit u transferuan së pari në spital, ku kaluan një kontroll mjekësor dhe pastaj u dërguan në ndërtesën e policisë për hetime të mëtejshme penale.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne