Bota

Turqi/ Arrestohet mbesa e armikut të Erdoganit

Arrestohet në Turqi mbesa e Fetullah Gylen, kreut të organizatës FETO që Ankaraja zyrtare e cilëson si terroriste.

Fatmanur Gylen u ndalua në Stamboll nga policia pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria. Ky organ kërkoi arrestimin e 121 personave që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi, ndërsa vetëm sot u prangosën 33 vetë, mes tyre edhe mbesa e Gulen.

Në pranga u vu edhe Belkis Nur Tetik, kunata e Adil Öksüz i cili është anëtar i rëndësishëm i FETO-s dhe akuzohet si një nga aktorët kryesorë në tentativën e dështuar të grusht ushtarak të shtetit, e cila u krye nga kjo organizatë më 15 korrik 2016.

Pas kësaj ngjarjeje ku humbën jetën 250 persona, Turqia ka nisur një luftë masive kundër kësaj organizate, që sipas autoriteteve vendase, ka qenë organizatorja e grushtit të shtetit. Ndërkaq operacioni i nisur mëngjesin e sotëm vazhdon për të zbatuar 121 urdhër-arrestet e Prokurorisë.

OPINIONE