Turqi, dënime me burg për mbi 100 anëtarë të FETO-s

Gjykata në Ankara sot ka shqiptuar dënime për 115 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, përfshirë edhe ish oficerët e forcave ajrore të Ushtrisë Turke.

Në total 35 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO janë dënuar me 8 vite e 9 muaj burg ndërsa të tjerët u dënuan me burgim në kohëzgjatje nga 1 deri në 7 vite e 6 muaj.

Organizata terroriste FETO, në krye me Fetullah Gülen është përgjegjëse për tentativën e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe mbi 2.200 të tjerë mbetën të plagosur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne