Turqi – Deputetët do të diskutojnë projektligjin mbi abuzimin seksual të fëmijëve: kërkojnë kastrim kimik të të dënuarve

Qeveria e Republikës së Turqisë ka propozuar një projektligj të ri në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë për të rregulluar krimet e abuzimit seksual kundër fëmijëve, duke rritur dënimet me burgim për vepra të tilla deri në 40 vjet heqje lirie.

Sipas projektligjit, kufiri i sipërm i të gjitha krimeve të abuzimit seksual kundër fëmijëve do të rritet nga 20 në 40 vite. Për më tepër, dënimi për krimin seksual do të rritet nga 30 në 40 vite burgim nëse fëmija është nën 12 vjeç.

Projektligji parasheh që gjykatat të japin dënime të përjetshme për ata që kanë kryer abuzim seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç duke përdorur forcën dhe kërcënimet me armë.

Projektligji, i cili do të debatohet këtë javë në Komisionin Parlamentar të Drejtësisë, poashtu do t’u mundëson gjykatave të urdhërojnë kastrimin kimik të këtyre të dënuarve. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne