Turqi, fillojnë punimet për gjetjen e epigrafit të perandorit pers Darius

Bashkia Kaynarca në provincën Kırklareli të Turqisë ka nisur punimet për gjetjen e epigrafit të sundimtarit pers Darius, i cili gjatë qëndrimit në Kaynarca në kuadër të Ekspeditës Skithiane kishte urdhëruar që pranë burimeve ujore të qytetit të shkruhej epigrafi “Unë posedoj botën, kurse Teorosi ujërat më të mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë Kaynarca, Serdar Türker, në një deklaratë për AA tha se qyteti ka një histori që daton 6.500 vite para erës sonë dhe se epigrafi i Dariusit ka rëndësi për promovimin dhe historinë e qytetit.

Türker tha se besojnë se epigrafi do të gjendet, duke shtuar se Kaynarca ka një histori shumë të lashtë.

“Në vitin 513 para erës sonë, perandori pers Darius para Ekspeditës Skithiane u ndal dhe qëndroi në qytetin tonë për tri ditë së bashku me 700 mijë ushtarë. Gjatë qëndrimit nevojat për ujë i plotësuan nga burimet ujore të rajonit tonë. Ai urdhëroi ushtrinë që të vendoset epigrafi në të cilin shkruante ‘Unë posedoj botën, kurse Teorosi ujërat më të mirë’. Këto të dhëna përfshihen edhe në burimet e historianit Herodotit, megjithatë, epigrafi me kohë ishte humbur”, theksoi Türker.

Türker shtoi se për gjetjen e epigrafit janë angazhuar edhe ekspertë nga Universiteti i Teheranit, ndërsa në lidhje më këtë punime zhvillojnë edhe Ministria e Jashtme e Turqisë dhe ajo e Kulturës dhe Turizmit.

Ai tha se Kaynarca është vend me burime ujore dhe rajon i civilizimeve të shumta. Türker njoftoi se sipas hulumtimeve që kanë bërë, kanë mësuar se epigrafi i Dariusit mund të gjendet në Rusi ose në një muze në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

“Nëse gjejmë epigrafin, atë do ta kthejnë në vendin e vjetër”, shtoi Türker.

Nga ana tjetër, drejtori i Kulturës dhe Turizmit në Kırklareli, Necmi Asan, theksoi se gjetja e epigrafit është shumë e rëndësishme për qytetin dhe se epigrafi do të ishte gjë e mirë në aspektin e promovimit të qytetit.

Ndërkaq, hulumtuesi dhe shkrimtari 87 vjeçar Nazif Karaçam, thotë se emri i vjetër i Kaynarcas ka qenë “Jene” dhe se Dariusi ka qëndruar aty me ushtrinë e tij, duke urdhëruar po ashtu vendosjen e epigrafit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress