Turqi, fitimi neto i sektorit bankar rritet në janar-korrik

Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare (BDDK) ka bërë të ditur se fitimi neto total i sektorit bankar turk ka arritur në 33.5 miliardë lira turke (6.87 miliardë dollarë) në janar-korrik të këtij viti.

Fitimi neto shtatë-mujor i sektorit bankar u rrit me 15,5 për qind nga viti në vit, nga fitimi neto prej rreth 29 miliardë lirash turke (8.28 miliardë dollarë) në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbikëqyrësi bankar tha se totali i aktiviteteve të sektorit ishte 3.83 trillion lira turke (784.4 miliardë dollarë), që nga korriku i vitit 2018 me një rritje vjetore prej 27,7 për qind.

Kreditë e dhëna nga sektori, nënkategoritë më të madhe e aseteve, arritën në fund të muajit korrik edhe atë 2.442 trillion lira turke (495.6 miliardë dollarë), duke treguar një rritje vjetore prej 24,5 për qind.

Në anën e detyrimeve, depozitat e mbajtura në huadhënësit e vendit arritën në 1.97 trillion lira turke (403.7 miliardë dollarë) në muajin korrik, duke shënuar një rritje vjetore prej 23,5 për qind.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne