Bota

Turqi, fundoset një gomone me migrantë, 1 fëmijë i vdekur

Një gomone me migrantë të parregullt u fundos në brigjet e Turqisë perëndimore, me çka një fëmijë humbi jetën dhe një foshnjë ngelet e humbur, njoftuan burimet e sigurisë.

Rojet bregdetare turke shpëtuan 33 nga 35 migrantët e parregullt pasi mjeti lundrues u fundos në ujërat e rrethit Ayvalık në provincën Balıkesir për shkaqe të panjohura, thanë burimet.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar aktivitetet për gjetjen e foshnjës së humbur.

Migrantët po përpiqeshin ilegalisht të kalonin në Evropë përmes Detit Egje.

Turqia ka qenë një pikë tranzitore për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re.

Trendi i migrimit të paligjshëm mori vrull me trazirat në Lindjen e Mesme, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011./AA

OPINIONE