Turqi, gjykata jep dënimin për disa anëtarë të FETO-s

Gjykata Ankarasë ka njoftuar dënimin për çëshjen ku gjykohen në kuadër të strukturimit të organizatës terroriste FETO, 37 të akuzuar, përfshirë drejtues dhe kryetarin e Kryesisë së Administratës së Zhvillimit dhe Mbështetjes së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (KOSGEB).

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e krimeve të rënda në Ankara morën pjesë të akuzuarit avokatët e tyre, ku kreu i trupit gjykues Sabahattin Saridogan, njoftoi vendimin pas dëgjimit të fjalëve të fundit të të akuzuarve.

Në kuadër të vendimit të gjykatës ish-kryetari i KOSGEB, Mustafa Kaplan u dënua me 8 vite e 9 muaj burg për anëtarësim në organizatën FETO.

Ndërkohë edhe të akuzuarit e tjerë Saniklar Abdullah Taskin, Ali Vasfi Eskicioglu, Birkan Arslan, Ercument Ozturk, Erdal Çelik, Hacı Yusuf Yalmanci, Hakkı Guzel, Huseyin Tuysuz, Mustafa Koca, Nesibe Genç, Seher Yilmaz, Selahattin Kaya dhe Yusuf İskender janë dënuar për të njëjtën akuzë me nga 7 vite e 6 muaj burgim.

Gjykata gjithashtu ka dënuar me 6 vite e 3 muaj burg edhe të akuzuarit e tjerë Ayhan Çarlioglu, Mehmet Tezyetis, Metin Satir, Nogay Nadir Koç, Nurgul Kaplan dhe Selma Tezyetis.

Ndër të tjera bëhet e ditur se janë shpallur të pafajshëm 17 prej të akuzuarve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne