Turqi-Irak: Së shpejti naftësjellës i ri, nafta e Kirkukut kurd drejt Turqisë

“Ministri i Naftës, Xhebar Luajbi njësive përkatëse në Ministri u ka dhënë direktivat e nevojshme për ndërtimin e një naftësjellësi të ri, i cili do të fillojë nga Beyci (i varur nga provinca Salahaddin) e do të zgjatet deri në Fishhabur dhe do të mbartë naftën e Kirkikut në Portin e Xhejhanit (në Mesdhe, Turqi), njofton zëdhënësi i Ministrisë së Naftës së Irakut, Asim Xhihad përmes një komunikate me shkrim.

Ky naftësjellës do të jetë alternativë e tubacionit të vjetër, i cili është dëmtuar për shkak të sulmeve terroriste, njofton Xhihad dhe bën të ditur se së shpejti do të ftohen në Ministri edhe kompanitë përkatëse.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne