Turqi-Irak zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak

Të mërkurën Presidenti Erdoan priti në Kompleksin Presidencial në Ankara Kryeministrin e Irakut, Abdulmehdi, i cili kishte ardhur në Turqi për vizitë zyrtare. Pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve, ku u shkëmbyen mendime mbi disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, u mbajt një konferencë e përbashkët shtypi.

Në fjalën që mbajti në këtë konferencë, Erdoani tha se në takim ai kishte biseduar me kryeministrin irakian për rindërtimin e Irakut dhe rivënien në punë sa më shpejt që të jetë e mundur e naftësjellësit Kirkuk-Xhejhan, i cili është shkatërruar nga organizata terroriste DAESH.

“Gjithashtu ramë dakord se do të ishte me vend bërja e një marrëveshje mirëbesimi dhe bashkëpunimi në fushën ushtarake ndërmjet Turqisë dhe Irakut”, shtoi kreu i shtetit turk.

Kurse Kryeministri i Irakut, Abdulmehdi, nga ana e tij, tha se “Nuk do ta pranojnë kurrsesi një kërcënim sigurie të çfarëdoshëm që do ti vinte Turqisë nga territori i vendit të tij”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne