Turqi-Iran-Katar lehtësojnë procedurat për transportin e mallrave

Ministrat e Ekonomisë të të tre vendeve kanë firmosur në Teheran një marrëveshje që parashikon lehtësimin e transportit dhe kalimit transit të mallrave tregtare ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Katarit.

Ministri i Ekonomisë së Turqisë Nihhat Zejbekçi (Nihat Zeybekci) bashkë me Ministrin e Minierave, Industrisë dhe Tregtisë së Iranit Muhammad Sheriatmedari dhe Ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë së Katarit Sheikun Ahmed bin Xhasim bin Muhammed Al-Thani nënshkruan në Teheran një marrëveshje, e cila lehtëson transportin dhe kalimin transit të mallrave tregtare ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Katarit.

Marrëveshja e nënshkruar midis Turqisë, Iranit dhe Katarit do të sigurojë lehtësira në transportin detar dhe tokësor si dhe do të përgatisë terrenin për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare midis tre vendeve.

Sipas marrëveshjes në fjalë Irani do të jetë vendi transit midis Turqisë dhe Katarit.

Marrëveshja parashikon edhe krijimin mes tre vendeve të një grupi të përbashkët pune, i cili do të mbajë çdo vit tre mbledhje vlerësimi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne