Turqi – Ka ardhur koha për t’u thënë “Ndal!” sulmeve të ekstremit të djathtë në Evropë

Turqia bëri të ditur se ka ardhur koha për t’u thënë ndalë sulmeve të ekstremit të djathtë terrorist në Evropë, përndryshe, paralajmëroi se racizmi do të arrijë përmasa shumë më dramatike.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme sulmi i mbrëmshëm në qytetin Hanau të Gjermanisë vlerësohet si një manifestim i ri dhe i rëndë i racizmit në rritje dhe i armiqësisë ndaj islamit.

Në komunikatë, ku bëhet e ditur se në këto sulme nuk mund të shikohet si në “sulme individuale”, thuhet: “Indiferenca në luftën kundër rritjes së ksenofobisë në Evropë bën që sulmeve të tilla t’i shtohet çdo ditë një e re. Tanimë ka ardhur koha për t’u thënë ndalë këtyre sulmeve, përndryshe racizmi dhe ksenofonia do të mund të arrijë më përmasa shumë më serioze dhe më të rrezikshme”.

Gjithashtu theksohet se mënyra për të luftuar në mënyrë efektive racizmin, ksenofobinë dhe anti-islamin është, mbi të gjitha, shmangia e kësaj qasje inkurajuese dhe marrja e masave efektive kundër tij.

“Tani është koha që të gjitha vendet evropiane të bashkohen kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe të flasin me një zë”, u tha në komunikatë.

Nëntë persona, përfshirë turqit, u vranë gjatë një sulmi të armatosur ndaj 2 kafeneve në qytetin Hanau të Gjermanisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Gjatë operacionit të njësisë speciale të kryer ndaj një shtëpie u gjetën të vdekur terroristi i ekstremit të djathtë 43-vjeçari Tobias R. dhe nëna e tij 72-vjeçare.

Ekstremisti i djathtë Tobias R. në banesën ku u gjet trupi i tij i pajetë kishte lënë edhe një letër dhe video./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne