Turqi – Kalin dhe Lavrentiev bisedojnë zhvillimet e fundit në Siri

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Rusisë për Sirinë, Aleksandr Lavrentiev.

Në takimin që u mbajt të mërkurën në Kompleksin Presidencial u bisedua për zhvillimet e fundit në çështjen e Sirisë.

Gjatë takimit, ku u vu theksi në mënyrë të hapur në prioritetet e sigurisë kombëtare të Turqisë, u bisedua gjithashtu për çështjet e ruajtjes e Marrëveshjes për Idlibin, formimin dhe shpalljen e komisionit kushtetues, luftën kundër terrorit në mbarë Sirinë, për çështjen e zonës së sigurt, luftën kundër të gjitha organizatave terroriste përfshirë DAESH, PKK/YPG/PYD-në, arritja në zgjidhje politike në kuadër të tërësisë territoriale të Sirisë si dhe për çështjen e rindërtimit të Sirisë.

Gjithashtu u bisedua edhe për datat e samitit tresh (Turqi, Rusi, Iran) për Sirinë dhe samitin katërsh (Turqi, Rusi, Francë, Gjermani) që do të mund të mbahet pas samitit tresh.

Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e mbajtjes së transparencës në përputhje me parimet e besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në Siri, ndërsa u tha se do të vazhdojë komunikimin efektiv dhe i vazhdueshëm mes liderëve të Turqisë dhe Rusisë për çështjen e Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne