Turqi, komisioni parlamentar miraton projektligjin për mediat sociale

Komisioni i Drejtësisë i Parlamentit të Turqisë sot ka miratuar projektligjin që rregullon mediat sociale.

Projektligji përcakton definicion zyrtar të provajderëve të mediave sociale dhe synon të caktojë përfaqësues përgjegjës për hetimet dhe procedurat ligjore që lidhen me veprat penale në platforma.

Përcakton personat fizik ose juridik, të cilët lejojnë përdoruesit të krijojnë, monitorojnë ose shkëmbejnë përmbajtje online, siç janë teksti, pamja, zëri dhe vendndodhja për ndërveprim social, si provajder të rrjetit social.

Provajderët e rrjetit social me qendër të huaj që kanë më shumë se 1 milion vizitorë në ditë në Turqi do të caktojnë të paktën një përfaqësues në vend. Informacioni i kontaktit të këtij personi do të përfshihet në faqen e internetit në një mënyrë të qartë dhe të lehtë për t’u përdorur.

Nëse përfaqësuesi i provajderit do të jetë person fizik, jo juridik, ai duhet të jetë shtetas turk.

Provajderët e rrjetit social do të kenë 48 orë për t’iu përgjigjur urdhrave për të hequr përmbajtjet fyese.

Provajderët do të marrin masat e nevojshme për të ruajtur të dhënat e përdoruesit në Turqi brenda këtij vendi.

Gjobat administrative për provajderët që nuk përmbushin detyrimet do të rriten për të inkurajuar pajtueshmërinë. Më parë, gjobat ishin midis 10.000 -100.000 lira turke (1.500 dollarë – 15.000 dollarë) por tani shuma do të jetë midis 1 milion – 10 milionë lira (146.165 dollarë – 1.461.650 dollarë)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne