Turqi, KQZ: Në zgjedhjet e 24 qershorit garojnë 10 parti

Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit do të marrin pjesë 10 parti.

Procesi i dhënies së votave do të fillojë në orën 8.00 dhe do të përfundojë në orën 17.00.

Vendimi i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK) për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit u publikua në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit në zgjedhjet e 24 qershorit do të marrin pjesë 10 parti politike, të cilat janë themeluar të paktën përpara gjashtë muajve dhe kanë zhvilluar kongresin e madh të tyre.

Sipas kësaj në zgjedhje do të marrin pjesë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Partia e Pavarur e Turqisë, Partia e Madhe e Bashkimit (BBP), Partia Republikane Popullore (CHP), Partia Demokratike, Partia Demokratike e Popujve (HDP), Partia IYI ( Partia e Mirë), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia Saadet (Lumturia) dhe Partia e Atdheut.

Në vendim bëhet e ditur se partitë që kanë grup parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë janë Partia AK, CHP, MHP, HDP dhe IYI.

Nga ana tjetër, sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor, votimi do të fillojë në mbarë vendin në orën 8.00 dhe do të përfundojë në orën 17.00./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne