Bota

Turqi – Kuvendi miraton mocionin për operacionet përtej kufirit

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) zgjati edhe një vit mocionin që i jep autorizim Forcave të Armatosura Turke (TSK) për të zhvilluar operacione në Irak dhe Siri.

Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit miratoi mocionin e Presidencës për zgjatjen me një vit të autorizimit të TSK-së për kryerjen e operacioneve përtej kufirit, përkatësisht në Irak dhe Siri.

Sipas kësaj autorizimi u zgjat deri në 30 tetor 2020.

Mocioni i miratuar parashikon caktimin e detyrës së Forcave të Armatosura Turke për të luftuar terroristët në Irak dhe Siri.

Në Kuvend mocioni u miratua me votat e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Republikane Popullore (CHP), Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Partisë IYI./Trt

OPINIONE