Turqi – Lufta kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri

Vazhdon pandërprerë lufta kundër organizatës separatiste terroriste në Turqi…

Në operacionin e zhvilluar në zonën ndërmjet nënprefekturave Këzëlltepe (Kızıltepe) dhe Nusajbin (Nusaybin) të rrethit Mardin, në vijën kufitare me Sirinë, u kapën 3 terroristë, dy prej të cilëve femra, që tentonin të hynin në Turqi me rrugë të jashtëligjshme.

Bëhet e ditur se terroristët kishin marrë trajnim për të bërë bomba.

Edhe në nënprefekturën Kozlluk (Kozluk) të rrethit Batman u kap një terrorist, që ishte përcaktuar se përgatitej për aktivitetet terrorist ndaj prefektit dhe personelit të nivelit të lartë.

Kurse në zonën rurale të nënprefekturës Haskëj (Hasköy) të rrethit Mush (Muş) u gjend një vendstrehim i terroristëve.

Në operacionin e zhvilluar në nënprefekturën Gyrpënar (Gürpınar) të rrethit Van u kap një terrorist dhe u sekuestruan shumë armë dhe municione.

Nga ana tjetër, 2 vëllezër me nënshtetësi siriane, që dyshoheshin se ishin pjesëtarë të YPG-së, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, u kapën në Amasja dhe një prej tyre u arrestua.

Edhe në operacionin në Stamboll të strukturës rinore të organizatës separatiste terroriste PKK u arrestuan 16 të dyshuar.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne