Turqia konfirmoi 902 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 222.402 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.545 atë të viktimave deri më tani.
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.203 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 205.214, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.
Deri më tani, Turqia ka kryer 4.403.031 teste, përfshirë 43.404 në 24 orët e fundit.
Aktualisht, 1.244 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 381 asistohen me respiratorë./AA