Turqi – Në operacionet e brendshme neutralizohen 7 terroristë

Në operacionet e realizuara nga njësi të Drejtorisë së Policisë dhe Komandës së Xhandarmërisë në zonën rurale të nënprefekturës Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır), në kuadër të operacioneve që vazhdojnë për sigurinë e brendshme të vendit, janë neutralizuar 2 terroristë, njëri i shpallur në kërkim në listën gri, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas përcaktimeve një nga këta terroristë ka qenë Yusuf Demir, i cili përdorte kodin “Fedai Koçer” dhe bënte pjesë në listën gri të personave të kërkuar. Për këtë terrorist ishte vendosur edhe shpërblimi 300.000 lira turke (rreth 53.000 dollarë).

Kurse në operacionet e ekipeve të Xhandarmërisë në rrethinat e nënprefekturës Derik të Mardinit janë neutralizuar 3 terroristë; në operacionin e njësive speciale të xhandarmërisë së rrethit Bitlis janë neutralizuar 2 terroristë të tjerë.

Mësohet se operacionet në rajon vazhdojnë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne