Turqi – Numri i viktimave nga tërmeti në Elazig arriti në 39

Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që ra të premten në orën 20.55 minuta në nënprefekturën Sivrice të Elazigut arriti në 39.

Punimet e kërkim-shpëtimit që filluan menjëherë pas tërmetit po vazhdojnë pa ndërprerë.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) njoftoi se nga 1 mijë e 607 vetë të lënduar, të cilët u kuruan në spitale, pas ndihmës së ofruar mjekësore u liruan 1 mijë e 515 persona.

Në sajë të ndërhyrjes së shpejtë nën koordinimin e AFAD-it deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat 45 persona, ndërsa në rajon u dërguan 23 mijë e 507 çadra familjare, 400 çadra për përdorim të përgjithshëm, 2 mijë e 354 ngrohëse dhe 6 mijë e 436 pako me ushqim.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe kreu i Entit të Çështjeve Fetare Ali Erbaş po vazhdojnë me inspektime në zonën e tërmetit.

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu vlerësoi lartë solidaritetin pas tërmetit në Elazig.

“Populli turk tregoi edhe njëherë se është i bashkuar si në vështirësi ashtu edhe në gëzim”, bëri të ditur Kiliçdaroglu.

Ndërkaq kryetarja e Partisë IYI, Meral Aksener zhvilloi një vizitë në zonën e tërmetit në Elazig.

Meral Aksener u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën nga tërmeti, ndërsa tha se “Të gjithë së bashku do t’i fashojmë këto plagë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne