Turqi, protesta në mbarë vendin për politikat e Kinës ndaj turqve ujgurë

Në shumë qytete të Turqisë, në organizim të organizatave të ndryshme joqeveritare janë organizuar protesta ndaj politikave të Kinës në Turkistanin Lindor dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të turqve ujgurë.

Protesta u organizuan në shumë qytete përfshirë Stamboll, Bursa, Izmir, Edirne, Sakarya, Gaziantep, Van, Çanakkale.

Në Stamboll, protestuesit kanë marshuar nga Xhamia Fatih deri në sheshin Beyazıt.

Ndërsa protesta në Izmir është shënuar me sloganin “Britmë e Heshtur”. Këtu protestuesit kanë mbajtur flamuj të Turqisë dhe Turkistanit Lindor, si dhe pankartë me mbishkrim “Liri për Turkistanin Lindor”.

Rreth një milion njerëz, ose rreth shtatë për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang janë burgosur në një rrjet të gjerë të kampeve “të riedukimit politik”, sipas hulumtimeve të SHBA-së dhe OKB-së.

Shtatorin e kaluar, Human Rights Watch me qendër në New York publikoi një raport ku akuzonte Pekinin për një “fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër muslimanëve ujgurë në Xinjiang.

Ndërkaq, Pekini thotë se kampet e saj në Xinjiang janë “qendra për përgatitje profesionale”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne