Turqi, refuzohet kërkesa për rivotim në gjithë Stambollin

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) hodhi poshtë kërkesën e dy partive të opozitës për anulimin e zgjedhjeve të fundit lokale në të gjitha 39 rrethet e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç zgjedhjeve në Stamboll, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia IYI kishin parashtruar kërkesë në YSK edhe për anullimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar, duke pretenduar “paligjshmëri” gjatë votimit.

YSK ka vlerësuar dhe refuzuar të gjitha kërkesat.

Vendimi vjen pasi YSK javën e shkuar vendosi për rivotim vetëm në garën për bashkinë metropolitane në Stamboll./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne