Bota

Turqi, rritet në 85 numri i jetëve të humbura nga tërmeti në Izmir

Ministria e Brendshme dhe Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), njoftuan se është rritur në 85 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi të premten brigjet e rajonit Seferihisar, janë regjistruar 1.225 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

“Sipas informacioneve të marra nga Qendra Shëndetësore për Koordinimin e Fatkeqësive (SAKOM), numri i qytetarëve tanë që kanë humbur jetën është rritur në 85. Nga 994 qytetarë të plagosur, pas trajtimit në spital janë liruar 774 persona ndërkohë 220 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim. Punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir ende vazhdojnë në 8 ndërtesa”, thuhet në deklaratë./AA

OPINIONE

INTERVISTA