Turqi-Rusi-Iran, akord për eliminimin e plotë të mbetjeve terroriste në Siri

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar, u takua të martën në qytetin Soçi të Rusisë me homologun e tij rus, Gjeneralarmate Valery Gerasimov dhe atë iranian, Gjeneralmajor Mohammad Bagheri.

Ky takim u realizuar përpara samiti tresh të së mërkurës me temë Sirinë, ku do të marrin pjesë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Kryetari i Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një komunikatë me shkrim menjëherë pas takimit ndërmjet ushtarakëve më të lartë të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

“Në takim, palët shqyrtuan situatën aktuale në Siri dhe biseduan në vija të përgjithshme rreth hapave që do të bëhen për asgjësimin e grupeve terroriste, garantimin e sigurisë së zonave të çtensionimit dhe lehtësimin e tranzicionit në procesin e zgjidhjes politike. Palët ranë dakord për të rritur koordinimin në Zonën e Çtensionimit në Idlib dhe për likuidimin e plotë të anëtarëve të mbetur në Siri të organizatave terroriste DAESH dhe Al-Nusra”, thuhet në komunikatën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne