Bota

Turqia- SHBA-ve: Nëse na vendosni sanksione, rrezikoni bazat ushtarake

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar SHBA-të se në rastin e vendosjes së sanksioneve, do të vihej në rrezik vazhdimi i përdorimit nga amerikanët i bazave ajrore ushtarake që gjenden në territorin turk.

Paralajmërimi vjen pas artikulimit të mundësisë potenciale nga përfaqësues të SHBA-të për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, në shenjë ndëshkimi për blerjen e sistemeve raketore ruse. Përdorimi i bazës ajrore të Inçirlikut nga amerikanet mbart një rëndësi jetike ushtarake, si edhe nënvizon edhe marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.

“Aktualisht po përpilojmë masat e kundërpërgjigjes, që lidhen qoftë me bazën e Inçirlikut, apo atë të Kureçikut (baza amerikane të radarëve në Turqi) si dhe çështje të tjera”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Uashington.

“Nëse Amerika bën hapa shumë negative ndaj nesh, nëse do të ketë sanksione apo hapa të mëtejshëm, do të kemi një përgjigje ndaj saj”, shtoi ai në komentimin e përshkallëzimit të tensionet mes dy vendeve.

Sipas raporteve mediatike, muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të ngjashme lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me homologun Donald Trump, në kuadër të Samiti të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë. Krahas përjashtimit nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35, Truqia mund të pësojë edhe sanksione të ashpra ekonomike./Tpz

Etiketa

OPINIONE