Bota

Turqi, shkon në 26 numri i viktimave të termetit

Njëzet e pesë persona humbën jetën dhe të paktën 831 të tjerë u lënduan pas goditjes së tërmetit me magnitudë 6,6 ballë, i cili tronditi Izmirin në Egjeun turk të premten, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 743 persona janë lënduar në Izmir dhe në provincat fqinje, pesë në Manisa, dy në Balıkesir dhe 54 në Aydın.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 435 njerëz janë duke marrë trajtim, ndërsa 26 gjenden në kujdes intensiv dhe nëntë janë duke iu nënshtruar operacioneve.

Ai gjithashtu tha që 364 u lëshuan nga spitalet, pasi kishin përfunduar trajtimin dhe se ekipet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdojnë të punojnë në Izmir për të “lehtësuar dhimbjen”.

Sipas AFAD, pas tërmetit janë regjistruar të paktën 3

89 tronditje, prej të cilave 33 ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në tetë ndërtesa në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia, ndërsa puna vazhdon në nëntë të tjera, sipas ministrit të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, i cili tha se puna e vlerësimit të dëmeve ka filluar në ndërtesat publike.

AFAD tha se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale (11:51 sipas kohët e Evropës Qendrore) në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Cunami i pjesshëm

Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger, tha se tërmeti shkaktoi një mini-cunami në rrethin bregdetar Seferihisar, ku mbeti i lënduar të paktën një person.

Më shumë se 475 automjete dhe gati 4.000 punëtorë shpëtimi, së bashku me 20 qenë nuhatës, u dërguan në vendin e ngjarjes.

Komanda e Rojes Bregdetare po merr pjesë me 116 persona, 11 anije, tre helikopterë dhe një ekip zhytjeje.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi 112 punonjës, 137 vullnetarë, 27 automjete dhe pesë kuzhina lëvizëse në terren me një kapacitet për t’u shërbyer më shumë se 25.000 njerëzve.

Kerem Kınık, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, tha se është siguruar një kapacitet për të ushqyer 56.300 njerëz në Izmir.

Gjithashtu, 960 çadra, 4.500 batanije, 3.672 shtretër u dërguan në rajon, sipas AFAD.

Gati 114.500 maska dhe 5.000 dezinfektues u dërguan për t’u shpërndarë nga ekipet e shëndetit publik dhe mbështetjes psikosociale të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Një total prej 836 automjetesh dhe 6.049 pjesëtarësh të personelit janë caktuar për operacionet e kërkim-shpëtimit, ndihmë mjekësore, psikosociale dhe ndihmë humanitare në rajon, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.

Gjithashtu, tre kamionë lëvizës të koordinimit, shtatë aeroplanë ushtarakë mallrash, një mjet ajror pa pilot, gjashtë helikopterë dhe 292 pjestarë të forcave të sigurisë u dërguan në rajon, thuhet më tej.

Pesë milionë lira turke u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale dhe 3 milionë lira (360.000 dollarë) u siguruan nga AFAD.

Agjencia tha se një tërmet tjetër, me maganitudë 5,1 ballë, goditi Detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kuşadasi të provincës Aydın të Turqisë.

AFAD po ashtu tha se një tërmet tjetër, me magnitudë 5 ballë, goditi Detin Egje në ora 08:21 të mëngjesit sipas kohës lokale (05:21 sipas kohës së Evropës Qendrore), 17,26 kilometra larg rrethit Seferihisar.

Ministria e Mbrojtjes formon tryezë krize

Ministria turke e Mbrojtjes ka krijuar një tryezë krize pas tërmetit dhe dy helikopterë ushtarakë po marrin pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se tërmeti u ndje edhe në Stamboll, por nuk u raportuan “negativitete”.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, njoftoi se disa ndërtesa në provincat fqinje, kanë pësuar dëme të vogla.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh solidarizimi për qytetarët, duke u uruar të shkuara të gjithë qytetarëve që u prekën nga tërmeti.

Po ashtu edhe në palën greke është ndier tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit. Observatori Kombëtar i Institutit të Athinës fillimisht tha se fuqia e tërmetit ishte 6,6 ballë, por më vonë e korrigjoi në 6,7 ballë. Observatori tha se tërmeti tronditi ishullin veriperëndimor grek Samos në Detin Egje.

Raportohet se dy fëmijë humbën jetën në ishullin Samos./AA

OPINIONE

INTERVISTA