Turqi, zbulohen migrantë të mbështjellë me fletë alumini

Ekipet e Drejtorisë doganore pranë Ministrisë së Doganës dhe Tregtisë së Turqisë, në një kamion në portin Ro-Ro Pendik, Stamboll, kanë kapur 7 migrantë me origjinë nga Iraku, të mbështjellë me fletë alumini të cilët tentuan ilegalisht të braktisin vendin.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se kamioni i ngarkuar me autopjesë të plastikës bazuar në dyshimin e punonjësve të doganës të Drejtorisë në Stamboll, iu nënshtrua kontrollit nëpërmjet një detektori rreze x-ray. Kamioni duhej të shkonte në Itali.

Gjatë kontrollit, u gjetën parregullsi në lidhje me ngarkesën që transportohej, pas së cilës kamioni u dërgua në hangar për kërkim të detajuar, raporton Anadolu Agency.

Më pas u gjetën migrantët e mbuluar me fletë alumini për të shmangur zbulimin përmes detektorëve.

Shtatë emigrantë me origjinë nga Iraku janë arrestuar. Ndaj tyre edhe ndaj shoferit janë ngritur hetime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne