Turqia akuzoi Greqinë, Qipron, Egjiptin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se kërkuan të krijonin një “aleancë të së keqes” sepse ata dhanë një deklaratë të përbashkët duke denoncuar politikat e Ankarasë në Mesdheun lindor dhe në Libi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy tha që këkto pesë vendet po përdornin “kaosin rajonal dhe paqëndrueshmërinë”.
Ministrat e jashtëm të pesë vendeve mbajtën një telekonferencë ku diskutuan situatën në Mesdheun lindor ku Turqia ka qenë duke shpuar depozitat e mundshme të hidrokarbureve në një zonë në det të hapur ku Qiproja ka të drejta ekskluzive ekonomike si dhe situatën në Libi.
Ministrat denoncuan që ishte përpjekja e gjashtë e Turqisë për më pak se një vit për të “kryer ilegalisht operacione shpimi në zonat detare të Qipros”.
Vitin e kaluar, Turqia gjithashtu nënshkroi një marrëveshje të kontestuar të kufirit detar, si dhe një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli./gazetaimpakt/rt