Turqia akuzon «Amnesty International» për dezinformim rreth Sirisë

Ne i hedhim poshtë pretendimet e pabaza në raportin e «Amnesty International» për Operacionin “Burimi i Paqes”,- thotë Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë të shkruar.

“Ne i konsiderojmë këto pretendime të pabaza si pjesë e një fushate të vazhdueshme denigruese kundër përpjekjeve tona për të luftuar kërcënimin terrorist që buron nga Siria dhe që cenon sigurinë tonë kombëtare”, shkruan komunikata.

Operacioni “Burimi i Paqes” është një operacion antiterrorist që bëhet kundër organizatës terroriste PYD/YPG, e cila kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Turqisë, por edhe integritetin territorial të Sirisë duke ndjekur një agjendë separatiste, vijon komunikata e MPJ turke.

Gjatë fazave të planifikimit dhe implementimit të operacionit merren në shënjestër vetëm elementët terroristë të PYD/YPG-së bashkë me strehimet, bunkerët, pozicionet e zjarrit, armët, automjetet dhe pajisjet e tyre. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur dëmtimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, nënvizon deklarata.

Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të kujtuar se Ushtria Kombëtare e Sirisë (SNA), e cila po e mbështet operacionin, ka krijuar tashmë një Komitet Hetimi për të shqyrtuar rastet e viktimave civile, që pretendohen se janë kryer nga njësitë e veta (SNA), vijon komunikata e shkruar.

Lidhjet midis PYD/YPG dhe PKK, e njohur si një organizatë terroriste gjithashtu nga BE dhe NATO, si dhe krimet dhe shkeljet e tyre janë dokumentuar në mënyrë të përsëritur. Ne i bëjmë thirrje «Amnesty International» që të rishikojë raportet e organizatave ndërkombëtare për këtë çështje, përfshirë dokumentet e përgatitura nga vetë ajo”,- përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Marrëveshja Turqi-ShBA për Sirinë

Pas rezultateve të bisedimeve turko-amerikane në Ankara, më 17 tetor u arrit një marrëveshje për situatën në rajonet siriane në lindje të lumit Eufrat.

Turqia ra dakord të pezullojë për 5 ditë operacionit antiterrorist «Burimi i Paqes», që e ka nisur më 9 tetor në verilindje të Sirisë.

Marrëveshja midis Ankarasë dhe Uashingtonit përfshin 13 pika dhe parashikon tërheqjen e plotë të trupave të YPG-së, që është krahu siriani i organizatës terroristëve PKK, nga rajonet e Sirisë veriore në kufi me Turqinë.

Palët u zotuan të garantojnë sigurinë e civilëve në të gjitha vendbanimet e rajoneve siriane, ku do të krijohet një zonë e sigurt.

Sipas marrëveshjes YPG-ja do të tërheqë të gjithë armatimin e rëndë dhe do të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake që kanë ndërtuar këtu terroristët e saj.

Operacioni «Burimi i Paqes», në të cilin janë neutralizuar më shumë se 700 terroristë, do të ndërpritet pas tërheqjes së plotë të terroristëve (brenda 120 orëve) nga rajonet e Zonës së Sigurt, përndryshe ushtria turke do ta vazhdojë operacionin aty ku e ka lënë.

Uashingtoni është zotua të heqë të gjitha sanksionet kundër Ankarasë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne