Turqia arreston organizatorin e ekspozitës ku u vra ambasadori rus Karlov

Organizatori i ekspozitës në Ankara ku u vra ambasadori rus Andrey Karlov akuzohet se është përfshirë në përgatitjen e një vrasje të paramenduar.

Mustafa Timur Ozkan, organizatori i ekspozitës fotografike në Ankara ku në vitin 2016 u vra ambasadori rus Andrey Karlov, u arrestua me akuzën për përfshirje në vrasje, njoftuan mediat lokale.

Mustafa Timur Ozkan u soll në Prokurorinë e Ankarasë, i cili e akuzon për përfshirje në përgatitjen e një vrasje të paramenduar, akuzë në bazë të së cilës një gjykatë në Ankara vendosi që ta arrestojë, njoftoi gazeta Yeni Safak, duke cituar një burim nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Më 19 dhjetor 2016 në Ankara, Karlov u qëllua nga një oficer policie jashtë shërbimit i quajtur Mevlut Mert Altintas, gjatë hapjes së një ekspozite të galerisë së artit “Rusia nga Kaliningradi në Kamçatka përmes syrit të udhëtarit”. Nga të shtënat u plagosën tre persona të tjerë ndërsa i armatosuri u vra në vendngjarje nga policia. Ministria e Jashtme Ruse tha se e konsideronte sulmin një akt terrorist.

Pas incidentit, katër persona u arrestuan me akuza për përfshirje në vrasjen e Karlovit, duke përfshirë tre ish-policë dhe kreun e grupit botues Guru Medya, Hayreddin Aydinbasin./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne