Liridon Rexhepi, i cili ishte i vendosur të menaxhonte rrjetin e parave të MOSSAD-it në Turqi u arrestua nga Organizata Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT), dega e Departamentit të Policisë së Stambollit.
Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, është konstatuar se Rexhepi ka menaxhuar rrjetin e parave të MOSSAD-it në Turqi.
Mësohet se Rexhepi, me urdhër të Shërbimit Informativ të Izraelit, realizonte pamje me dron dhe ishte i vendosur të kryente operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë, i kishte transferuar para personelit në terren në Turqi, që po përpilonte informacione për fushën siriane.
Të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, i cili ishte përcaktuar nga MIT, u monitoruan për shkak se ai kishte bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union.
Aktivitetet e Rexhepit filluan të monitoroheshin që në momentin kur ai hyri në Turqi më 25 gusht.
Si rezultat i punës së koordinuar të MIT-it me Degën TEM të Departamentit të Policisë së Stambollit, Rexhepi u ndalua më 30 gusht.
Rexhepi, i cili në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transferta parash, është arrestuar nga gjykata.
Rrjeti i parave i MOSSAD-it u dëshifrua
Si rezultat i operacioneve të kryera nga MIT, është konstatuar se MOSSAD-i ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Europës Lindore, veçanërisht nga Kosova.
Si rezultat i gjurmimit të parave, u mësua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburime në Siri përmes Western Union dhe kriptomonedhave.
Me interes pritet qëndrimi i Qeverisë së Kosoës dhe qeverisë së Shqipërisë, ndërsa pritet të shihet nëse Albin Kurii dhe Edi Rama do të ndërhyjnë për të liruar spiunin kosovar të Izraelit.
Nuk dihet ende nëse institucionet e inteligjencës shqiptare dhe asaj kosovare kanë bashkëpunuar apo jo për arrestimin e spiunit kosovar të Mossadit në Turqi./TRTBALKAN/