Turqia bën thirrje për mbështetje të këshillave të Callamard në lidhje me vrasjen e Khashoggit

Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori, Sadik Arslan bëri thirrje për përkrahjen e këshillave të raportueses së posaçme të OKB-së Agnes Callamard në raportin e saj në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Ambasadori Arslan mbajti një fjalim në sesionin e 41-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që vazhdon me punime në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Arslan shprehu kënaqësinë nga raporti i raportues së posaçme të OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard, të publikuar javën e kaluar dhe të cilin e dorëzoi të mërkurën Këshillit, ndërsa i shprehu falënderime zonjës Callamard për hetimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut të zhvilluar në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Arslan thekson se hetimi i Callamard u jep atyre shpresë për të siguruar përgjegjësinë për autorët e “krimit të tmerrshëm”, ndërsa shtoi se zyrtarët turq bënë përpjekje të mëdha që vizita e Callamard në Turqi të jetë produktive.

Ambasadori theksoi se autoritetet turke i dhanë përkrahje Callamard dhe ekipit të saj, ndërsa shtoi se Turqia i paraqiti raportueses së posaçme të gjitha informatat në lidhje me vrasjen.

“Në të vërtet asnjë vend nuk bëri përpjekje aq sa Turqia për zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi ambasadori Arslan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne mbështesim fuqimisht propozimet e Callamard për drejtësi dhe llogaridhënien për këtë krim. Gjithashtu ftojmë të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesin këto propozime për të siguruar që Khashoggi të prehet përgjithmonë në paqe. Kjo është ajo që i detyrohemi atij dhe familjes së tij”.

Ambasadori turk, gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin me aktorët dhe partnerët relevant në lidhje me gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve për vrasjen e Khashoggit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne