Turqia bllokoi ministrin e Mbrojtjes Kammenos, mediat greke në alarm: I bënë ‘pritë’

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë pas ngjarjes së djeshme, kur Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendosë kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake, në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996.

Pas kësaj, mediat greke kanë nxjerrë fotot dhe videot e gjithë asaj që ndodhi duke e cilësuar provokim dhe duke shkruar se Kammenosit iu bë pritë nga Turqia dhe ai ra në të.

“Ata kishin përcaktuar herët pritë për të dhe ai ra në grackën e tyre për të legjitimuar teorinë e “zonave gri”- shkruajnë mediat greke, duke akuzuar vendin tjetër për shkelje të ushtrimit të së drejtës sovrane.

Sipas medias greke, ministri i Mbrojtjes ra në grackën e turqve. Por, ajo që Kammenos më pas tha se Greqia do ushtrojë të drejtat e saj sovrane dhe se mbrojtja e interesave kombëtare është e mirë, por nuk mjafton.

Sa i perket konfliktit në det, mediat greke shkruajnë se “në këtë zonë ishin një anije patrullë e marinës turke, një anije patrullë e Rojes bregdetare turke dhe një helikopter turk në ajër, ndërsa pala greke ka pasur një anike te rojes bregdetare bregdetare.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne