Turqia dëbon përfaqësuesin e partisë së Masud Barzanit

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë deklaroi se vendi i tij e ka informuar përfaqësuesin e Partisë Demokratike të Kurdistanit të drejtuar nga Masud Barzani që pas zhvillimit të referendumit në krahinën e Kurdistanit të Irakut, nuk ka të drejtë të kthehet në Turqi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, theksoi se vendi i tij ka kërkuar nga përfaqësuesi i partisë së Masud Barzanit që nëse është në Ankara, duhet të largohet nga territori i Turqisë, mirëpo Omar Mirani, përfaqësuesi i partisë së Masud Barzanit, kryetarit të Kurdistanit të Irakut aktualisht është në Arbil dhe Ankara i ka thënë atij që më nuk mund të kthehet në Turqi. Çaushoglo theksoi: “Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me mosorganizimin e referendumit, por i kemi shpjeguar qeverisë së krahinës së Kurdistanit se duhet të heqë dorë nga ky veprim. Ne u kemi kumtuar atyre se në rast të anulimit të referendumit, do të jemi ndihmës dhe mbështetës për ata, por njëkohësisht u kemi treguar se nëse organizohet referendumi me çfarë pasoja do të përballen. Pozita aktuale e Barzanit përball qeverisë së Bagdadit është e dobët, mirëpo me anulimin e referendumit do të kishte mundësi me fuqi më të madhe të ulej në tryezën e bisedimeve me Bagdadin. Rëndësia e vetme për Barzanin është ruajtja e postit të tij në pushtet, për arsye partitë politika janë kundër tij dhe ai ka humbur pjesën më të madhe të pushtetit të tij në krahinën e Kurdistanit të Irakut dhe për ta ruajtur karrigen e tij e ka vendosur në rrezik të ardhëm e kurdëve”,- shtoi ndër të tjera Mevlyt Çavushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne