Turqia dënoi ashpër sulmet në Burkina-Faso

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi ashpër sulmet terroriste në Burkina-Faso, ndërsa shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë së këtij vendi për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm në këto sulme.

Ministria lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me sulmet e terrorit të kryera në rajonin qendror në veri të vendit.

Në komunikatë shprehet trishtimi për humbjen e jetëve dhe plagosjen e shumë njerëzve në sulmet terroriste të kryera ndaj tregjeve të dy fshatrave në provincën Sanmatenga.

“Dënojmë ashpër këtë sulm të neveritshëm terrorist”, thuhet në komunikatën e Ministrisë turke.

Në mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehen ngushëllimet popullit, qeverisë dhe familjarëve të viktimave të sulmit në Burkina-Faso, ndërsa urohet shërim i shpejt për të plagosurit në këto sulme.

Në sulmet e armatosura të kryera të martën nga personat e panjohur në dy fshatrat e provincës Sanmatenga të Burkina-Fasos janë vrarë 36 njerëz./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne