Turqia dënoi ashpër sulmin ndaj Presidentit Maduro

Në një komunikatë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Dënojmë ashpër sulmin mizor, i cili u ndërmor gjatë ceremonisë së shënimit të përvjetorit të 81-të të formimit të Gardës Kombëtare të Venezuelës, ku ishin të pranishëm Presidenti Nicolas Maduro Moros, bashkëshortja dhe i biri i tij, anëtarët e qeverisë dhe zyrtarët ushtarakë, dhe për të cilin u kuptua se në objektiv kishte Presidentin”.

Në komunikatë theksohet se “Ngushëllimi më i madh është që Maduro dhe të afërmit e tij nuk pësuan lëndime në këtë ngjarje, ndërsa 7 ushtarëve të plagosur nga shpërthimet u urojmë shërim të shpejtë”.

“Turqia në këto kohëra të vështira zë vend pranë popullit mik e vëlla, Presidentit Maduro, familjes së tij dhe të gjithë zyrtarët e Venezuelës. Dëshira jonë më e madhe është që në Venezuelë të vazhdojë stabiliteti, mirëqenie, paqja dhe siguria. Kjo është e rëndësishme edhe për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Presidentit Maduro, familjes së tij të respektuar, anëtarëve të qeverisë dhe popullit të Venezuelës u urojmë të shkuara”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne