Turqia dënoi sulmin me bombë në Pakistan

Turqia dënoi sulmin me bombë brenda mesxhidit të një medreseje në Pakistan.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim për një sulm me bomba, që u krye të premten kundër një xhamie në Kuetta, kryeqyteti i provincës Beluxhistan të Pakistanit, i cili rezultoi në humbjen e jetëve të shumë njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

“Ne e dënojmë këtë sulm të urryer terrorist dhe urojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi ata që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë. Ne i përcjellim ngushëllimet tona qeverisë miqësore dhe popullit vëlla të Pakistanit.

Në sulmin me bombë pas namazit të mbrëmjes u vranë 15 persona dhe u plagosën 19 të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne