Turqia dënoi vendimin e Moldavisë për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem

Turqia priti me shqetësim vendimin e Moldavisë për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Jemi thellësisht të shqetësuar për zhvendosjen e ambasadës së Moldavisë në Izrael në Jerusalem. Këtë vendim e vlerësojmë si jashtëzakonisht të çuditshëm, sepse çështja e statusit të Jerusalemit, e cila është me rëndësi kyçe për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj çështjes së Palestinës, po shfrytëzohet për çështje të brendshme politike, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Në mes tjerash thuhet se i bëhet thirrje të gjithë anëtarëve të shoqërisë ndërkombëtare t’i përmbahen rezolutave të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Jerusalemin, ta respektojnë statusin historik dhe ligjor të tij dhe t’i shmangen hapave që do të mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit.

Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip të martën deklaroi se vendi i tij mori vendim për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinë nëpërmjet një komunikate me shkrim kishte dënuar vendimin e Moldavisë.

Edhe Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi vendimin e Moldavisë dhe i bëri thirrje që të heq dorë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne