Turqia dënon agresivitetin izraelit në Gaza

“E dënojmë në formën më të ashpër këtë sulm”, ka thënë Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në deklaratën që ka bërë në lidhje me sulmin e Izraelit në Gaza.

Presidenca dënoi me një ton të ashpër agresionin e Izraelit në Gaza dhe i ka bërë thirrje bashkësinë ndërkombëtare të reagojë.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) ka bërë këtë deklaratë: “Ne dënojmë në formën më të ashpër sulmin izraelit ndaj civilëve dhe palestinezëve të pambrojtur që morën pjesë sot në demonstratat paqësore në Gaza”.

“Nuk është e mundur të pranojmë humbjen e jetëve dhe lëndimeve, përbuzjen e dinjitetit njerëzor dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare në rajon. Ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara, që të reagojnë dhe të kryejnë detyrën që kanë”, ka thënë Kallën.

Ndërkohë, në Palestinë është shpallur zi kombëtare për shkak të martirizimit të 15 palestinezëve nga ushtarët izraelitë në manifestimet e organizuara me rastin e “Ditës së Tokës Palestineze” në kufirin me Izraelin në Rripin e Gazës, që mbahet i bllokuar nga Izraeli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne