Turqia dënon ashpër pushtimin armen çerekshekulli në Karabakun Malor

Në mesazhin që ka publikuar me rastin e 26-vjetorit të Masakrës Hoxhali, Jëlldërëm rikujton se si pasojë e sulmit të kryer nga njësitë luftarake të Republikës së Armenisë më 26 shkurt 1992 në qytezën Hoxhali, e cila ndodhet në rajonin e Karabakut të Sipërm të Azerbajxhanit dhe që mbahet ende e pushtuar nga ky vend (Armenia), ishin masakruar në mënyrën më barbare 613 qytetarë civilë të Azerbajxhanit, nga të cilët 106 ishin gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar, ndërsa 1 mijë e 275 të tjerë ishin marrë rob.

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, ende nuk dihet fati i 150 të humburve, autorët e ngjarjes nuk kanë dalë ende para drejtësisë, thotë Jëlldërëm dhe e vijon kështu mesazhin e tij: “Për shkak të agresivitetit të Republikës së Armenisë dhe mbajtjes nën pushtim të tokave të Azerbajxhanit më shumë se një milionë prej vëllezërve tanë azer vazhdojnë të bëjnë një jetë në arrati. Ne si Republikë e Turqisë e dënojmë në formën më të ashpër këtë brutalitet, me të cilin janë përballur vëllezërit tanë azer në Hoxhali dhe pushtimin që vazhdon për më shumë se çerekshekulli në 20% të tokave të Azerbajxhanit. Ne e vlerësojmë të rëndësishme nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij sulmi, çuarjen e drejtësisë në vend. Me këtë rast i lutem Zotit të mëshirojë vëllezërit tanë azer që humbën jetën; u përcjell edhe një herë ngushëllimet të afërmeve të viktimave dhe u uroj atyre durim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne